25,12,2024

Haziri tregon se pse u caktua seanca për demarkacionin më 1 shtator

Must Read

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në ‘Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin ka thënë se shtyrja e seancës për Demarkacionin është vendos për shkak të kalendarit të orareve që ka Kryesia e Kuvendit e jo me ndonjë vendim të LDK-së.

Derisa për gazin lotsjellës që është kthyer në Kuvend, Haziri ka thënë se përkundër suksesit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike dhe koncertit të Dua Lipës në Prishtinë po ndodhin këto skena të gazit sa që po ndikojnë edhe në prishjen e imazhit të vendit.

Kurse për fjalorin që po e përdorin liderë kohën e fundit, Haziri ka thënë se janë devalvuar, duke shtuar se kjo gjuhë nuk i përket politikanëve, derisa fjalorin e Ymerit të VV-së e ka konsideruar të papranishëm, por ka thënë se nuk është LDK inferiore që bie në grackën e tyre.

Haziri po ashtu e ka konfirmuar se në takimet që kanë mbajtur sot me strukturat e LDK-së janë pajtuar ta ruajnë politikën dhe natyrisht edhe deputetët kanë thënë se duhet t’i nënshtrohen vendimit të partisë për ta votuar demarkacionin dhe vendimet e tjera të rëndësishme që e presin Kosovën.

Nënkryetari i LDK-së, i cili është edhe kryetar i Gjilanit, ka thënë se LDK nuk ka opsione të tjera veç se të rris reflektimin e saj karshi besimit qytetarë, dhe në këtë rast duhet me qenë unik e me i tejkaluar edhe këto procese të rënda për vendin.

Ai ka thënë se vendin nuk mundet me mbajt peng kuaza për territore të cilat veç janë zgjidhje madje edhe në bisedimet e Vjenës.

Haziri ka rikujtuar se ka pasur kërcënime të ndryshme nga grupe të caktuara.

“Sot është koha që krejt klasa politike në vend me u sjell kujdesshëm e ndërgjegjshëm për interesat dhe proceset që janë jetike për të ardhmen e vendit’, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img