08,12,2023

Haziri kërkon drejtësi për vrasjen e Ismet Rracit

Must Read

ismet

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në përvjetorin e 15-të të vrasjes së kryetarit të parë të Komunës së Klinës, Ismet Rraci, ka thënë se ai u vra tinëzisht, dhe se ka ardhë koha e fundit që drejtësia të thotë fjalën e vet.

“Ismet Rracin e vranë në mënyrë tinëzare sepse po iu shërbente qytetarëve të Klinës në përpjekje për t’ua bërë jetën dinjitoze”, shkruan Haziri në Facebook.

Ai thiotë se kolegu dhe miku i tij Rraci do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për guximin intelektual e qytetar në shërbim të atdheut.

“Koha e fundit që drejtësia ta thotë fjalën e vet në mënyrë që eshtrat e Ismetit të pushojnë të qetë. Lavdi e përjetshme veprës së tij!”, ka shkruar në fund.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia jep detaje për arrestimin e “baronit të drogës” në Kosovë: Iu gjetën një kallshnikov me dhjetëra fishek

Policia e Kosovës në Ferizaj ka dalë me detaje rreth arrestimit të Gëzim Çelës, ish-punonjësi i policisë shqiptare në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img