17,03,2025

Hasani promovon dy monografi të dedikuara për çarqe studentore

Must Read

Hasani ka thënë se këto dy monografi janë të dedikuara për çarçe studentore dhe do tu shërbejnë studentëve në master dhe doktoraturë.

“Monokgrafia e parë fillon për çështjen e shpërbërjes së Jugosllavisë e deri të kufiri  apo demarkacioni me Malin e Zi”, tha Hasani duke shtuar se të gjitha këto janë pubikime të përmbledhura.

Ai tha se Kosova ka qenë e përjashtuar nga trashëgimia e ish-Jugosllavisë.

“Në këto monografi përfshihet edhe agresioni serbë në Kosovë. Po ashtu përfshihet edhe politika e spastrimit nga ana e serbisë”, tha Hasani.

Ai ka thënë se Kushtetuta në praktikë çdo herë krijon keqkeputime, porse ato në mënyre graduale përshtatën me aktualitetin.

“Këto dy libra kanë risi për studentët sepse flitet edhe për demarkim të kufijëve. Por dua të them se pa delimitim nuk ka demarkacion. Së pari duhet të përkufizohet çështja e kufijve, të bëhet delimitimi dhe më pas të përfundojë demarkacioni”, tha Hasani, duke shtuar se demarkacioni nuk është kriter i vetëm për liberalizim. Sipas tij, çështja e korrupsioni dhe luftimit të tijë janë kritere për liberalizim.

Ndryshe, sot do të  përurohen dy libra të Prof. Enver Hasanit  e para është “Tema të zgjeruara nga e Drejta kushtetuese” dhe e dyta  “Tema të zgjeruara nga e Drejta dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Hasani ka thënë se librat  iu kushtohen viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, pa dallim gjinie dhe përkatësie etnike , fetare dhe tjetër. Po ashtu,  Hasani ka bërë me dije se të gjitha fitimet nga shitja e këtyre librave do t’ua dhurohen viktimave në fjalë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img