16,04,2024

Hartohet plani i menaxhimit të mbeturinave

Must Read

Grupi punues i hartimit të planit për menaxhimin e mbeturinave i Komunës së Ferizajt, u takua sot me përfaqësues të organizatës gjermane GIZ, për të paraqitur ecurinë e veprimeve që duhen ndërmarrë gjatë muajve vijues.
Me këtë rast u tha se draft-plani do të duhej të jetë gati deri në nëntor të këtij viti, pasi të jenë organizuar disa punëtori dhe takime edhe me qytetarët.
Sfidat kryesore aktuale për menaxhimin e mbeturinave u tha të jenë përfshirja edhe e 17 vendbanimeve të komunës së Ferizajt në sistemin e menaxhimit të mbeturinave, pajisjet e kompanisë “Pastërtia”, riformulimi i zonave të qytetit, harmonizimi i territoreve nga kompanitë që merren me mbledhjen e mbeturinave etj.
Ndërsa njëri ndër hapat e rëndësishëm në të ardhmen u vlerësua të jetë fillimi i klasifikimit të mbeturinave së paku në tri grupe, që nga momenti i marrjes së tyre nga parapaguesit.
Planin e menaxhimit të mbeturinave po e përgatisin edhe disa komuna të tjera të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img