16,11,2024

Haradinaj përsërit: Taksa ndaj Serbisë hiqet vetëm pas njohjes së Kosovës

Must Read

Sektori i prodhimit në Kosovë është një nga forcat lëvizëse kryesore të zhvillimit ekonomik në vend, u tha në edicionin e parë të Konventës së Prodhuesve të Kosovës, i cili ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimin e produkteve “Made in Kosova”.

Rritja e qasjes së produkteve “Made in Kosova” në tregjet e huaja si dhe qasja në edukim dhe aftësimi profesional i të rinjve ishin temat kryesore të kësaj konvente.

I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se prodhimi në Kosovë ka qenë sfidë ndërkaq lidhur me vendosjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës tha se mund të hiqet vetëm me vendim të qeverisë dhe jo në forma të tjera.

Ai tutje paralajmëroi se taksa mund të qëndroj gjatë deri sa Serbia ta njoh Kosovën e të zbatohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve.

“Prodhimi është sfidë dhe prodhuesit kanë qenë të sfiduar që nga fillimi. Kosova ka më shumë vetëbesim në prodhim dhe produktet e vendit janë të çmuara. Si Qeveri i kemi filluar disa punë konkrete, kemi filluar me heq borxhe e taksa në raport me vendet e huaja”.

“Veprimet që i kem ndërmarr në komuna me i jap tokat për krijim të zonave ekonomike janë mundësi reale që prodhuesit tonë ta shohin të ardhmen në vend. Së fundi është prodhimi i taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, propozimi ka ardhur nga zyra e ministrit të Tregtisë dhe vetëm me vendim qeveritar mund të ndryshoj”.

Tutje ai shtoi se, “Nuk lëvizet lista për hatër të secilit se është e pamundur. Vendimi nuk është bërë vetëm për hatër të prodhuesve vendor, por është interes i 2 milion njerëzve që janë në këtë vend. Ju e dini sa keq është trajtuar Kosova dhe produkti ‘Made in Kosova’. Nuk ka njeri që ka të kaluar të lehtë, nuk ka storje që ju bënë përshtypje të gjithëve që nuk buron nga një sakrificë”.

“Përkundër faktit që jemi të përkëdhelurit e Amerikës dhe Evropës ne duhet me i kryer disa punë të shtëpisë. Le të shërbej taksa si porosi për të gjithë që jemi zgjuar dhe jemi të vetëdijshëm. Nuk e kemi marr prej qejfi këtë vendim, dhe mund të mbetet shumë gjatë, aq gjatë sa nuk e njeh Serbia, Kosovën”.

Ai bëri thirrje nga bizneset që të mos i rrisin çmimet dhe ta keqpërdorin vendosjen e taksës për produktet serbe dhe ato të Bosnjës, raporton EO.

“Ju thash që nuk është bërë për hatër të juve kjo taksë. Është bërë nga zori mirëpo Mos e keqpërdorni taksen, mos i rritni çmimet pa nevojë. Qeveria e Serbisë i ka keqpërdor serbët e Kosovës. Është mirë të bëjmë kujdes për ta, t’i furnizojmë ata në veri dhe jug”, ka deklaruar Haradinaj.

“Ne e kemi liruar kishën prej blerjeve nuk është në taksë. Propagandat që vijnë nga Beogradi që spitalet të mbesin pa oksigjen e çerdhet pa qumësht mos lejoni të ndikojnë tek ju”.Gjatë kësaj konvente, do të bëhet dhe lansimi i platformës digjitale “Made in Kosova”.Kjo platformë është një platformë digjitale për promovimin e kompanive të Kosovës dhe produkteve në mbarë botën, e cila do shërbejë në rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe i bënë ato pjesë të zinxhirit së vlerës globale. Gjithashtu, gjatë konventës Klubi i Prodhuesve të Kosovës do prezantojë KOCME- Qendra Kosovare për Përsosmëri të Prodhimit, e cila do jetë një qendër moderne trajnuese që do mbështesë krijimin e vendeve të reja të punës dhe trajnim profesional të rinisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img