10,09,2025

Haradinaj: Vizita e Joe Biden, ngjarje e jashtëzakonshme për Kosovën

Must Read

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar si një ngjarje të jashtëzakonshme vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.

“Vizita e Zëvëndëspresidentit Amerikan, Joe Biden, në Kosovë, është një ngjarje e jashtëzakonshme, jo vetëm se kjo është një vizitë e një niveli shumë të lartë, por sepse është një vizitë e një njeriu që ka bërë shumë për paqen në Kosovë dhe në Ballkan!”, ka thënë Haradinaj, përmes një statusi në Facebook.

“E konsiderojmë një nder të madh që i bëhët Kosovës, dhe për më tepër një obligim për gjithë ne, që të ruajmë miqësinë e përhershme, mirënjohjen dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirë se vjen miku i madh i Kosovës, Joe Biden!”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img