04,11,2024

Haradinaj: Taksa për produktet serbe të qëndrojë përgjithmonë, deri në njohjen e Kosovës nga Serbia

Must Read

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar sot në seancën e thirrur për të diskutuar për politikën e jashtme të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se vërtetë politika e jashtme e Kosovës ka të metat e saj, që ka vend për kritikë dhe se është mirë kur thuhen dhe pranohen të gjitha.

Kryeministri tutje ka folur edhe për pozitën që ka tani Kosova, duke nënvizuar me theks të veçantë arritjen në fushën e sigurisë, transmeton Indeksonline.

Haradinaj gjithashtu ka thënë se taksa e vendosur për produktet serbe nuk duhet të tërhiqet deri në momentin e njohjes së Kosovës nga shteti serb.

Poashtu Haradinaj ka shtuar se ka mundur të bëhet më tepër për mundësin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, por që sipas tij Kosova duhet të vazhdoj të jetë Kampione në respektimin e komuniteteve, ashtu siç ka sportistë të shumtë kampionë.

Fjalimi i Haradinajt në Kuvend:

Dëshira ime është që sot në seancë të nxjerrim nga diskutimet e juaja, detyrat ose obligimet me rëndësi që sheh Parlamenti, ashtu siç e sheh politikën tonë të jashtme dhe të jap rekomandime sa më të qarta.

Sa i përket, unë po foli pak për temën sot, është se e kam ndarë në disa pjesë, vetë Kosova, çka ndodhë, Kosova-Serbia, si zhvillohen marrëdhëniet, Kosova me rajonin dhe Kosova me botën.

Sa i përket Kosovës në 10 vite pas pavarësisë kemi festuar 10 vjetorin pra është një kohë e reflektimit, e gjithë atyre përvojave, informatave, argumenteve që janë akumuluar gjatë këtyre 10 viteve shet, për ne të nxjerrim pastaj një konkluzion për 10 vite tjera, e çka do të jenë këto 10 vite tjera në planin e brendshëm, ajo çfarë di si qeveri është përmbyllja e infrastrukturës së sigurisë në vend, pra një shtet duhet ta përmbyllë atë përndryshe është jo i plotë dhe do të ketë hendikepe të vazhdueshme, pra t’i takojë familjes së shteteve dhe të marrë funksionin e vetë. Pra edhe në rajone dhe në botë njëri nga produktet me të çmuara është vetë siguria, nëse absorbon siguri je barrë për botën, nëse ofron siguri atëherë ke një produkt. Gjendja jonë e Kosovës ka qenë në atë fazën kur ne kemi mbërri me e ndihmu veten, por ende jemi importues. Ka qenë një moment i rëndësishëm pas 10 vitesh që më në fund të japim garanca për sigurinë dhe të ndihmojmë botën, sidomos atyre që iu takojmë në siguri.

Siguria është e lidhur edhe me qeverisjen, kualitet e qeverisjes, shkallën e lartë të korrupsionit, si në gjyqësi edhe në sektorë të tjerë, përfshirë arsimin e shëndetësinë.Ju falënderoj që nga ne pra Parlamenti ka pas përkrahjen e duhur që Kosova të ndërmerr vendimin e duhur për mandatimin e ushtrisë, kjo është një e arritur si në planin e brendshëm edhe në atë të botës.

Ka plot veprime qeverisëse që duhet të përmirësohen , të jenë më të mira më të sakta dhe gjithnjë jemi këto për kritika, sepse kritika na ndihmon.

Mendoj se koha e 10 vjetorit të pavarësisë e deri tash na mëson shumë. Na mëson se vetëm përshtatja e Kosovës në agjenda në procese, nuk mjafton, pra nuk i jep rezultatit fund. Nëse ne vetëm e vazhdojmë përshtatjen dhe respektimin e çdo tavoline dhe nikoqiri, ato do të konsumohen, do të harxhohen. Është e rëndësishme që edhe me kushtin e keqkuptimeve, ballafaqimeve ndoshta jo aq të këndshme, që Kosova me vazhdu me mbet vetvetja.Kosova në radhë të parë me pa veten, sidomos në marrëdhëniet me Serbinë. Mendoj se si Kosovë, kemi marrë mësim boll. Nuk janë shfrytëzu këto 10 vite që të ndryshohet mendimi i opinionit në Serbi, që të përgatitet populli serb për përballje me të vërtetën që Kosova është shtet i pavarur dhe që duhet të njihet nga Serbia. Jemi të zënë me sfida të brendshme por gjithë kemi kohë nga pak se çfarë ndodhe tek fqinji ynë. Një konsolidim i pushtetit, i instrumenteve të këtij pushteti dhe ju siguroj që në konsolidimin e atij pushteti dhe atyre zyrtareve tregon se çështja e Kosovës është monedhë e një pjese politike në Serbi për t’u shtrirë më shumë. Por ne duhet të jemi më të qartë në raport me Serbinë, nuk duhet të fshihemi para aleatëve para Brukselit, para Uashingtonit, për atë se kush është Kosova. Është shumë transparente, e kemi shpall shtet, jemi ku jemi sot, kemi bisedu, kemi territor e kufi. Jemi vetvetja. Në kapacitete vepruese që kemi si Kosovë, do t’i shfrytëzojmë ato të drejta që të respektojmë veten dhe nëse ka gatishmëri me na respektu shteti fqinjë jemi për, por mendoj se masat që janë vendos për produktet e Serbisë duhet të jenë të përhershme deri në njohje, pra nuk duhet me i heq deri kur Serbia të njohë Kosovën. Do të kemi këshilla të mira, lutje e përkrahje ndoshta edhe çmim si kundërvlerë për këto masa por nuk është mirë që Kosova me i tërheq derisa Kosova të njihet si shtet. Ju siguroj se pa një qasje të tillë është e pamundur të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht obligative e njohjes së ndërsjellë, nëse nuk dijmë të qëndrojmë atëherë vet po heqim dorë nga vetvetja e atëherë pse të na pranojë tjetri. Kërkoj nga ju deputetë që në këtë temë, të qëndroni bashkë ashtu si për Ushtrinë. U tha më herët se dalja nga politika e jashtme dhe e brendshme është shkuarja e qeverisë, por çdo arritje e sotme nuk është e një qeveri apo produkt i një brezi të njerëzve, por arritje e gjithë neve, kështu që iu lus mos të tregojmë lëkundje në disa detyra që janë vërtetë interes nacional.

Te taksa i lus sipërmarrësit tanë të na kuptojnë se nuk e kemi bërë këtë si kundërmasë ndaj sipërmarrësve tanë apo atyre që ushqejnë mijëra familje, nuk e kemi bërë veç për hatër të produkteve vendore, pra nuk është mirë askush me e keqpërdor këtë me lujt me çmime. Pra mos ta mendojnë kështu, pra asisoj që rritni çmimet dhe qeveria lëshon pe se nuk është ashtu. Nuk është rruga ajo, le të rrimë bashkë se kemi me ia dal bashkë.

Është mirë t’i shprehim falënderim Maqedonisë dhe Malit të Zi për qasje korrekte nga jashtë, edhe për bullgarët dhe sllovenët kur jemi në rajon. Por mund t’i lusim edhe tjerët që të përkrahin Kosovën sepse nuk duhet menduar më se ka politikë të paintegruar. Ka politikë të përkatësisë, pra jo për të marrë me të mirë Amerikën, por i falënderojmë pikërisht sot në Ditën e Falënderimeve. Pra në planin global dhe të sigurisë, i takojmë Amerikës. Por në planin tonë është edhe Anglia, Gjermania, Franca e shumë të tjera, por ne i takojmë kësaj bote.

Sa herë që të ka çmim të botë që i takojmë nuk mundemi me i ik, nesër mund të kërkohet që ushtria jonë të shërbejë në atë vend, që djali im apo djali i dikujt ët shkojë të luftojë me gjermanët e të tjerët, pra është çmim i paqes dhe na takon me e marr.

Nuk ka qenë gabim Interpol-i, është e vërtetë se ku jemi dhe si jemi kemi mund të bëjmë më shumë sigurt se po por është edhe gjeo-politikë dhe me etapat që kemi para vetes duhet ditur se punët nuk kryhen vetëm Kosovë-Serbi, sepse dhe Gjermania dhe Franca kanë qenë dikur keq. Pra duhet me epa dhimbjen e të kaluarës, por Kosova mundet me qenë ashtu siç e kemi Majlinda Kelmendin e sportistët e zot, kish pas me qenë mirë nëse është Kampion në respektimin e të drejtave të komuniteteve, e veçanërisht për serbët e Kosovës ia vlen me dal kampion e të vendosur. Jo vetëm për Listën Serbe, apo kolegëve deputetë por për gjithë ata që jetojnë në Kosovë, të gjithë ata që i përfaqësojnë është mirë që t’i ruajnë, pra të gjitha kritikat sot ose vërejtjet nuk i marr si qëllim këqija por diçka që duhet të na ndihmojë edhe mua, edhe ministrit të jashtëm, edhe presidentit. Pra sa jemi ne, e kur të vijnë të tjerët uroj që të arriturat e sotme t’i ndihmojnë të gjitha ata që marrin përgjegjësi pas nesh./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img