15,03,2025

Haradinaj: Sejdi Krasniqi ishte luftëtar trim dhe ushtar i zoti

Must Read

Kryeministri i Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të komandantit të Kompanisë së Deminimit në FSK, Sejdi Krasniqi i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Krasniqi ishte një luftëtar trim dhe ushtar i zoti, humanist që e vuri vetën në rrezik shumë herë për të shpëtuar jetët e të tjerëve, transmeton Indeksonline.
“Do të kujtohet gjatë vepra e Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit në FSK. Një luftëtar trim dhe ushtar i zoti, humanist që e vuri vetën në rrezik shumë herë për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe ushtarëve të Komandant Krasniqit! U prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës. RH”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img