08,11,2025

Haradinaj: Para Vitit të Ri BE-ja merr vendimin për vizat

Must Read

Kr0yeministri Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se në Bashkimin Evropian (BE) nuk ka vende që bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën.

97Sipas kreut të ekzekutivit ka vende hezituese. Ai sërish ka përsëritur se para Vitit të Ri do të ketë lajm pozitiv për vizat.

Këto komente ai i bëri pas takimit me kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Me vjen mirë që shumë njerëz janë interesuar për liberalizimin e vizave. I lus të gjitha partitë, opozitare, të mos japin mesazhe pesimiste. Nuk është në rregull me thanë mezi po presim të hiqen vizat dhe të vijmë te ju”, deklaroi Haradinaj raporton EO.

“Para ndërrimit të moteve do të marrim lajm të mirë për vizat. S’ka vende bllokuese, ka vende hezituese është çështje politike”.

Ndërsa, kryetari Ahmeti tha se u janë drejtuar me letër partive socialdemokrate evropiane në mënyrë që shtetet e tyre të mbështesin heqjen e vizave për Kosovën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img