04,05,2024

Haradinaj : Këtë javë mund të ndodhin zhvillime dramatike

Must Read
Pas takimit të mbajtur me ambasadorin amerikan, presidentin e vendit e liderët e koalicionit qeverisës, ka folur i pari i ekzekutivit. Ramush Haradinaj është deklaruar se ambasadori amerikan iu ka kërkuar që taksa të hiqet, por, kryeministri tha se ky është vendim i sovran i vendit dhe është e rëndësishme që Kosova të qëndrojë në këmbë, duke shtuar se këtë javë mund të ndodhin zhvillime dramatike.

“Na kërkohet që me ja jap shancën dialogut na kërkohet edhe prej ambasadorit amerikan, i dëgjojmë me kujdes këto mendime, dëshira ime është me pa dialogun tu vazhdu, po nuk e kuptoj pse ndërlidhet dialogu me një temë që është e Kosovës”, deklaroi ai.

I pari i Qeverisë ka shtuar se taksa nuk lidhet me fazën e fundit të dialogut Kosovë Serbi.

“Vendosja e taksës ndaj Serbisë është vendim sovran i Qeverisë. Unë them kështu tavolina e hjek taksën po nuk po du me i ndërlidh temat”, shtoi ai.

Haradinaj gjithashtu k a shtuar se taksa nuk duhet të kushtëzohet duke thënë se këtë javë mund të ndodhin zhvillime dramatike, cfarëdo qofshin ato.

“Është këkru edhe nga ambasadori amerikan për me u heq taksa por ky është vendim sovran i vendit nuk është me rëndësi kush ka me  u rrëzu e rëndësishme është që Kosova të qëndroj në këmbë”, përfundoi Haradinaj.

Këto komente i pari i Qeverisë i ka bërë gjatë homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit, pas takimit që ka mbajtur me ambasadorin amerikan, presidenti i vendit, Hashim Thaçin, kryetari i Kuvendit, Kadri Veselin, të parin e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe liderin e Nismës, Fatmir Limajn./Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img