15,10,2024

Haradinaj kërkon memorial për shqiptarët e Betejës së Kosovës

Must Read

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e 627 vjetorit të Betejës së Kosovës ka kërkuar që të bëhet një memorial për luftëtarët shqiptarë që ishin pjesë e betejës.

Në betejën e 28 qershorit 1389 që u zhvillua në afërsi të Prishtinës morën pjesë figura të shquara shqiptare si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Beteja e Kosovës u zhvillua ndërmjet 60.000 ushtarëve osmanë dhe 20.000 luftëtarëve ballkanas.

“Beteja e Kosovës e vitit 1389 është njëra prej datave të rëndësishme në Historinë e Kosovës dhe të Ballkanit. Ushtritë shqiptare të kohës, kanë qenë pjesë e një koalicioni të përbashkët të popujve të Ballkanit, në mbrojtjen e Kosovës dhe të civilizimit perëndimor, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e Betejës së Kosovës. Shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdinë e kësaj Beteje. Në nderim dhe në përkujtim të këtyre ushtrive dhe luftëtarëve të rënë në këtë Betejë, propozoi ngritjen e një memoriali në hapësirat ku është zhvilluar ajo! Rrjedhimisht kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës, që ta jetësojnë këtë projekt”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img