05,05,2024

Haradinaj: Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije

Must Read

“Ne jemi këtu për të qenë partnerë, jemi këtu të punojmë bashkë me fqinjtë tanë, jemi këtu jo për t’u bërë lypsarë, por që të jetojmë në standarde dhe vlera të BE-së. Kërkojmë prej tyre që të mos përdorin standarde të dyfishta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në Mitrovicë ka takuar qytetarët të cilëve u ka premtuar se vendi do të ketë kufi dhe ushtri ashtu siç i ka hije.

“Ky vend këtu, kjo që shohim me veri, është standard i dyfishtë. Unë po kërkoj që kontrabandën ta zëvendësojmë me tregtinë e lirë dhe të ligjshme. Për këtë kërkojmë kufi si i ka hije, për këtë kërkojmë ushtri si i ka hije, jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët e veriut. Sepse janë njerëz të këtij vendi dhe janë njerëz në shtëpitë e tyre, në tokën e vet”, theksoi ai.

Thotë se ka ardhë koha që qytetarët e Kosovës të ndihen zotë shtëpie në tokën e vetë.

“Dhe ne jemi që ata të ndjehen zot shpije në shtëpitë e veta, në tokën e vet, por jo ta lëmë në pasiguri”, theksoi Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img