14,05,2024

Haradinaj beson se do të kthehet në Kosovë: Nuk kam kah shkoj (Video)

Must Read
Ramush Haradinaj

“Unë u kënaqa që ju pash, ndoshta nuk është boll, por më mirë kështu. Dhe para se me shku, desha t’ju falënderoj”, shprehet Haradinaj.

Përkrah kreut të AAK-së, është edhe konsulli i Kosovës në Francë, Edon Cana.

Haradinaj flet për arrestimin e tij dhe beson se do të kthehet së shpejti në Kosovë dhe shpreh dëshirën që të takohet sërish me bashkëatdhetarët para se të udhëtoj, raporton lajmi.net.

“Unë besoj që ka me u krye kjo punë sepse nuk ka kah me shku. Na prift e mbara”, deklaron ai.

“Po e pi edhe qit fitil e po lypi izën”, shton ai derisa ulet në karrige, “A pe do edhe një kafe”, e pyet kamerieri.

“E pina një kafe, po hajt qitma edhe një”, shprehet Haradinaj.

Haradinaj u arrestua në aeroportin e Bazelit më 4 janar nga autoritetet franceze. Ai u lirua me kusht nga një gjykatë në Colmar të Francës dhe vendimi për lirimin apo ekstradimin e tij në Serbi, pritet të jepet gjatë këtyre ditëve. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img