04,03,2025

Hapet për shfrytëzim rruga alternative nga Palestra e Sporteve-Spitali i Ferizajt

Must Read

Punimet që po bëhen në rrugën afër QKMF-së në drejtim të hekurudhës kanë bllokuar një segment të rëndësishëm të qarkullimit të automjeteve.

Për këtë Qeveria Komunale e Ferizajt ka hapur një “bypass” prapa Palestrës së Sporteve dhe Gjimnazit Shkencor për të mundësuar kyqjen dhe qarkullimin më të lehtë në mes rrugës “Brahim Ademi” dhe “Ramadan Rexhepi” apo rrethit te kafiteria Cosmo.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Alou në faqen e tijë zurtare.

“U asfaltua bypass-i i përkohshëm rrugor, me hyrje nga ana e djathtë e rrugës “Bifurkacioni” (poshtë kafiterisë “Cosmo”) dhe dalje tek rrethi i madh në rrugën “Brahim Ademi” – rrugë kjo prapa Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, për të krijuar komunikim rrugor mes dy anëve të qytetit, pa u penguar nga punimet që po vijojnë në nënkalimin për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni Policor në Ferizaj” ka shkruar kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img