29,04,2024

Hapet për qarkullim rruga Kaçanik – Hani i Elezit

Must Read

Me vendim të ministrit Lekaj, hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë-Hani i Elezit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka marrë vendim për lejimin e qarkullimit rrugor për automjete në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, në të cilën ishte ndaluar qarkullimi si pasojë e rrezikut të madh nga rrëshqitjet e mëdha të dheut dhe gurëve.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se rruga është sanuar brenda një kohe rekorde.

Rruga Kaçanik – Han i Elezit ka qenë e mbyllur që nga data 8 maj e këtij viti nga Ministria e Infrastrukturës e cila pati thënë se kjo po bëhet si pasojë e rrezikut që paraqet ajo rrugë.

Mbyllja e saj erdhi pas rastit tragjik të humbjes së jetës së dy policëve, Malsor Dashi dhe Armend Trena, të cilët ranë në lumin Lepenc më 28 prill, kur vetura e tyre zyrtare ra në lumë.

Në vendin ku ka pasur rrezik për shembje është vendosur një tjetër mur mbrojtës rreth 250 metra. Lekaj ka thënë se kjo rrugë do të vazhdohet të monitorohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img