03,05,2024

Hapet Panairi i Punës dhe Ekspozita ‘’Profesionistët e së Ardhmes 3’’ në UShAF

Must Read

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u hap Panairi i Punës, i pari i këtij lloji në Universitet, si dhe Ekspozita ‘’Profesionistët e së Ardhmes 3’’, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, GIZ gjerman, Ambasada Austriake në Kosovë, Shoqata ‘’Down Syndrome Kosova’’, si dhe përfaqësues të bizneseve bashkëpunuese nga vendi.
Në Panair u ofruan ofertat për punë nga kompanitë, me ç’rast do të përfitojnë punësim një numër i konsiderueshëm i studentëve të UShAF. Ndërsa, në Ekspozitë po i ekspozojnë punimet e tyre studentët e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.

Hapjen solemne të Panairit dhe Ekspozitës e bëri rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ngjarje të rëndësishme për institucionin tonë.

‘’Sot, po shënojmë një ditë shumë të rëndësishme, sepse po hapim për herë të parë Panairin e Punës, i cili ofron mbi 100 vende të punës për studentë dhe vjen si rezultat i bahkëpunimit të përbashkët të universitetit dhe bizneseve kosovare , si dhe mbështetjes nga GIZ gjerman. Po ashtu, falënderoi Bordin Industrial për kontributin në përpilimin e planprogrameve, si dhe përgatitjen e përbashkët të profesionistëve dhe ekspertëve të cilët do të ua sjellim tregut kosovar dhe më gjerë’’, tha Rektori.

Rektori Bajraktari falënderoi Shoqatën ‘’Down Syndrome Kosova’’ dhe premtoj se do ta kenë përkrahjen e Universitetit, si dhe falënderoi studentët që prodhimet e tyre i dhuruan për këtë komunitet.

Nënkryetari i komunës së Ferizajt, z. Naim Ferati, tha se është ngjarje e veçant në universitet dhe për komunën e Ferizajt, e cila inkurajon shumë që ne si përfaqësues të komunës të kontribuojmë për ambiente sa më të mira drejt arritjes së sukseseve të reja në të ardhmen.

Ndërsa, Jehona Serhati nga GIZ-i gjerman, Panairin e cilësoi si të suksesshëm dhe tha se jemi me fat dhe shumë të nderuar që kemi ofruar mbështetje në vendin e duhur dhe premtoj se ky është vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi.
Enver Haziri foli në emër të Bordit Industrial dhe e cilësoi bashkëpunimin e deritanishëm si mjaft të suksesshëm, i cili sipas tij po jep rezultate të pritura në krijimin e profesionistëve të së ardhmes.

Në emër të Shoqatës ‘’Down Syndrome Kosova’’, fjalën e mori Miranda Shaqiri, e cila falënderoi rektorin për ofrimin e mundësisë së kyçjes së këtij komuniteti në aktivitetet me studentët e Universitetit.

Z. Alexander Petutschnigg nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg, i cili me ekipin e tij po kontribuon në realizimin e Punëtorisë në Universitet, tha se me UShAF kemi bashkëpunim 11 vjeçar dhe se përvojat e tyre po përcillen tek ne.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img