03,05,2024

Hapet panairi i prodhimeve vendore në Ferizaj

Must Read

 

Ferizaj.02.08.2017. Komuna e Ferizajt në kuadër të “Ditëve të Diasporës” ka hapur sot një panair tre ditor ku prodhuesit vendor do të kenë mundësi të shesin ushqime të ndryshme.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka vizituar disa prej këtyre shitësve dhe është njoftuar me opinionet dhe mendimet e pjesëmarrësve të këtij aktiviteti.
Ai u impresionua nga puna që kishin për disa prej këtyre prodhuesve duke i inkurajuar që të punojnë sa më shumë në këtë veprimtari dobiprurëse.

Ndërkaq drejtori për Zhvillim Ekomomik dhe Turizën Shemsedin Sojeva potencoi se ky organizim u dedikohet bashkatdhetarëve të cilët do të kenë mundësi të njihen sa më shumë me prodhimet vendore.

“ Kemi afërsisht 50 prodhues që kanë paraqitur kërkesë këto tri ditë të jenë këtu më prodhimet e tyre ndërsa kemi pasur dëshirë që të dobitë të jenë të dyanshme . Edhe bashkatdhetarët që po qëndrojnë këtu të njihet e të blejnë prodhimet tona por edhe prodhuesit të përkrahen me shitje të sa më shumë produkteve” deklaroi drejtori Sojeva.

Kurse Xheva Haziri një prodhuese e produkteve të ndryshme nga pemët e perimet e kultivuara në kopshtin e saj, u shpreh shumë e kënaqur me mundësinë që u është dhënë duke treguar se shitja është mjaft e mirë për pak orë sa kanë ekspozuar këto prodhime.

Ky panair do të mbahet deri me 4 gusht ne bulevardin e qytetit të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img