25,04,2024

HAPET EKSPOZITA E BIENALIT TË PESTË TË VIZATIMIT

Must Read

Bienali i Vizatimit, tanimë e ka krijuar idetitetin e vet artistik si një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më serioze të artit pamor në Kosovë dhe më gjerë, që organizohet çdo dy vite. Edhe edicioni i pestë i Bienalit të Vizatimit organizohet në bashkëpunim me Galerinë e Arteve në Ferizaj, dhe me Shoqatën e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”. Ky Bienal është konceptuar që të jetë në shërbim të promovimit të vizatimit si një nga fushat më të vjetra dhe më të rëndësishme të artit pamor.

Fitues të edicionit të pestë të Vizatimit ishin: Arton Behrami që mori çmimin e parë, Muhamet Durmishaj që mori çmimin e dytë dhe Laureta Vogliqi që mori çmimin e tretë.
Juria e edicionit të pestë të Bienalit të vizatimit e cila përzgjodhi punimet pjesëmarrëse dhe fituesit e tre çmimeve të Bienalit, përbëhet nga Prof. Mehmet Behluli, Prof. Nevzat Kica dhe Prof. Ismet Jonuzi, ndërsa kurator i këtij edicioni të Bienalit të Vizatimit është Jetullah Sylejmani.

Edhe në këtë edicion kishte një interesim të madh të artistëve për të aplikuar në këtë ekspozitë, ku konkuruan artistë nga vende të ndryshme si nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Në këtë edicion kanë konkuruar 41 artistë prej të cilëve juria ka përzgjedhur 18 artistë pjesëmarrës dhe ka refuzuar 23, ndërsa duke marrë për bazë mundësinë që artistët të aplikojnë me më shumë se një punim, kemi pasur 104 vepra konkuruese prej të cilave juria ka përzgjedhur 24 vepra, dhe ka refuzuar 80 të tjera.
Artistët pjesëmarrës janë: Agim Bujupi, Alaudin Elezi, Albion Begisholli, Ardita Krasniqi, Arton Behrami, Avni Demiri, Besa Kicaj, Bib Frrokaj, Blerim Tmava, Erion Kllokoqi, Fehim Huskoviq, Fitim Avdyli, Gëzim Brestovci, Laureta Vogliqi, Leoneta Avdyli, Muhamet Durmishaj, Shkurte Ramushi, Vahide Alija.
Ekspozita e Bienalit do të hapet të premten më datë 26 nëntor 2021 në ora 18:00 në Galerinë e Arteve në Ferizaj ku dhe do të shpallen fituesit e tre çmimeve të Bienalit.
Edhe ky edicion i Bienalit është realizuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit – Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img