28,04,2024

Hapet ekspozita e piktores Laura Siner Brahimi

Must Read

Në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj, u hap ekspozita individuale me 75 piktura e autores Laura Siner Brahimi. Ajo tha se këto piktura që shprehin mall, dhembje e trishtim ia ka dedikuar babait të saj, tashmë të ndjerë.

“Kjo ditë është shumë e veçantë për mua, të gjitha këto piktura që shprehin mall, dhembje dhe trishtim ose trazim shpirtëror, shprehin apo i dedikohen njeriut që unë  e veçoj, është babi im i cili e deshti artin dhe që më inkurajoi që të bëjë atë që më deshti shpirti”,tha Laura Brahimi.

14925661_1314375765274570_7776819150384159657_n

Kjo ekspozitë, nga njohës të artit u cilësua ndër ekspozitat më të suksesshme që ka pasur Galeria e Arteve në Ferizaj.

“Ekspozita  e Laurës është ndër ekspozitat më të suksesshme individuale në galerinë tonë dhe unë jam shumë i lumtur që Laura ekspozon në galerinë tonë dhe i bënë nder asaj. Gjatë procesit të punës, sidomos gjatë selektimit të veprave të saj kishim vështirësi sepse Laura kishte një bagazh të madh të punimeve të saj dhe duke i selektuar një numër të madh mezi arritëm që t’i aranzhojmë rreth 75 vepra të saj”,tha udhëheqësi i Galerisë së Arteve Skender Bedriu.

“Ekspozita e Laura Brahimit është një dritare më shumë për sy dhe mendjen tonë të etur ndaj të bukurës dhe së mirës, nisur nga dëshira e mirë që kjo dritare mos të mbyllet kurrë”,tha Esat Valla.

“Nëse i shohim pikturat e Laurës, kudo që i shohim edhe nëse nuk janë të nënshkruara e dijmë që jenë të saj, kjo dëshmon që Laura e ka krijuar personalitetin  e vet, e ka gjetur atë dhe i ka bërë ballë të gjitha vështirësive që hasin krijuesit gjatë rrugëtimit”,tha piktori Jetullah Sylejmani.

Drejtori i Kulturës në Ferizaj Naim Ferati, tha se shtëpia e kulturës, do të jetë e gjithmonë e hapur për krijuesit që sjellin vlera.

“Krijuesja jonë, piktorja na solli një ekspozitë e cila na krijoi freski, na krijoi një ndjesi të veçantë dhe kjo do të thotë që ne si Ferizaj përfaqësojmë shumë, si në jetën kulturore, artistike e fusha të tjera. Unë falenderoj Laurën për krijimtarinë e saj duke i garantuar të gjithë krijuesit se kjo shtëpi do të jetë e hapur gjithmonë për çdo krijues i cili përfaqëson vlera e na bënë të ndjehemi krenar”,tha Ferati.

Ekspozita individuale e autores Laura Siner Brahimi do të qëndroj e hapur deri më 22 nëntor, transmeton Televizioni Tema.

14915683_1314365935275553_4035033676105746720_n 14915593_1314365945275552_700450681870527625_n 14900592_1314365888608891_1966936733286478464_n 14925661_1314375765274570_7776819150384159657_n 1486178_1314371858608294_4781924213043715601_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img