02,05,2024

Hanh i ashpër me Kosovën si asnjëherë me parë: Po bëni lojëra në dëm të qytetarëve

Must Read
Johanes Hahn

Sipas tij, një qëndrim i tillë duhet të ndryshojë dhe do të bëhet më i moderuar.

I pyetur nëse ka indikacione që Serbia ta harmonizojë politikën e saj kur është fjala për t’u bashkuar me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, Hanh ka thënë se Serbia e di se anëtarësimi në BE duhet të harmonizohet me politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë.

Kur është fjala për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Hanh shpreson që marrëveshja për telekomunikacionin të jetë një dinamikë e re, transmeton lajmi.net.

Sa i përket marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, komisioneri i zgjerimit të BE-së vuri në dukje se kjo është një situatë e vështirë dhe është duke u diskutuar në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

“Kjo është lojë e njohur. Nuk ka përparim, besojnë, që është gabim, që zgjedhjet e parakohshme mund ta ndryshojnë gjendjen. Zgjedhjet nuk do t’i ndryshojnë problemet strukturore, ose t’i zgjidhin kushtet e përcaktuara nga BE-ja. Kjo është punë  është e mundur vetëm të qenit konkret dhe të bindur”, tha ai.

Ai rikujtoi se kushtet e Kosovës për liberalizimin e vizave janë të qarta dhe se ajo ka zbatuar 93 nga 95 sa i ka gjithsej, duke përfshirë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, transmeton lajmi.net.

“Nga ana e qeverisë (Kosovës) thuhet se BE-ja është fajtore dhe për këtë është dhënë edhe një argument se Kosova është vend mysliman. Kjo është lojë joserioze në dëm të qytetarëve dhe perspektivës evropiane të vendit. Ashtu siç ka thënë raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Ulrike Lunacek, nuk është e saktë se e gjithë bota e pret vetëm Kosovën”, ka thënë Hanh. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img