05,05,2024

Halili: Komuna e interesuar për ngritje të nivelit në shërbimet publike

Must Read

Ferizaj.09.01.2018. Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë Arben Halili ka vizituar ndërmarrjen publike “Bifurkacioni”, në këtë rast është njohur nga afër për problemet me të cilat po ballafaqohet kjo ndërmarrje.

Halili tha se Komuna e Ferizajt është e interesuar që të ngrisë nivelin e shërbimeve dhe për këtë arsye po bën vlerësimin e situatës financiare, kadrovike e operacionale në të cilat gjenden ndërmarrjet publike, në mënyrë që në të ardhmen e afërt të zgjidh sfidat me të cilat ballafaqohen ato.

Në vazhdën e këtyre takimeve, Drejtori Halili ka vizituar edhe ndërmarrjen “Ambienti”, KRM “Pastërtia” si dhe njësinë e zjarrfikësve.

“Investim i planifikuar në bazë të nevojave që kanë ndërmarrjet publike si dhe mirë koordinimi i veprimeve ndërinstitucionale janë kusht themelor për shërbime publike efikase” ka thwnw Halili.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img