19,09,2025

Guardia di Finanza “peshkon” 17 thasë marijuhanë nga ajri, vinin nga Shqipëria

Must Read

Pesë milje larg portiti të qytetit të Otrantos, forcat e rendit punuan për të mbledhur lëndën narkotike të ambalazhuar më së miri për t’i rezistuar lagështirës. Është llogaritur se vlera e saj në treg arrin në rreth 2 milionë euro.

Hetuesit po punojnë për të zbuluar nëse episodi ka lidhje me atë të ditës së mërkurë, kur dy shtetas shqiptarë u shpëtuan pak a shumë në të njëjtën zonë nga rojet bregdetare, pasi kishin mjetin në avari.

Njëri prej të shpëtuarve u arrestua menjëherë sepse ishte i kërkuar për shkelje të kryera në zonën veriore të Italisë. Ende nuk dihet nëse marijuhana udhëtonte me mjetin në avari, apo me ndonjë tjetër që nuk është kapur dot. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për  veprën penale vrasja e rëndë në Balaj të Ferizajt

Ferizaj, 17 shtator 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img