05,05,2024

Grupi punues për vizat, javën tjetër në Kosovë

Must Read

Procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë ka hyrë në një fazë dinamike. Të hënën ky proces ka kaluar në “duart” e Grupit Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ky Grup pritet që më 25 dhe më 26 shtator ta vizitojë Kosovën për të parë nga afër punën që ka bërë Kosova në sundimin e ligjit dhe në çështjet tjera që ndërlidhen me liberalizimin e vizave, shkruan “Zëri”.

Menjëherë pas kësaj faze çështja e vizave do të kalojë për votim në Këshillin e Ministrave të shteteve anëtare të BE-së.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës shprehen optimistë se këtë vit Kosovës do t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Shengen, pasi janë përmbushur të gjitha kërkesat nga Bashkimi Evropian.

Në anën tjetër njohës të integrimeve evropiane thonë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza tek në maj të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img