02,01,2025

Gruevski nuk heq dorë nga formimi i Qeverisë së re me Ahmetin

Must Read

Komiteti ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së edhe njëherë ka riafirmuar përkrahjen për liderin Nikolla Gruevski që të vazhdojë me bisedimet më partitë politike për formimin e Qeverisë së re. Nga ana tjetër, pas takimeve të Ahmetit me Gruevskin dhe Zaevin, BDI-ja pritet që të mbledhë kryesinë partiake për të shqyrtuar qëndrimet që në këto takime me kreun e integristëve kanë shprehur liderët maqedonas, njofton Alsat-M.

“Kryetari Ahmeti vijon takimet konsultative me strukturat partiake të BDI-së, intelektual, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe me komunitetin ndërkombëtar”, thanë nga BDI.

BDI-ja disa herë ka përsëritur qëndrimet se pa pranimin e disa pikave të Platformës së Përbashkët, sidomos zyrtarizmin e gjuhës shqipe dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së. Megjithatë, nga kjo parti nuk pranojë të flasin se si kanë reaguar liderët e dy partive maqedonase ndaj këtyre qëndrimeve në takimet me Ali Ahmetin. Ndërkohë, lideri i LSDM-së Zoran Zaev vijon të këmbëngulë se Nikolla Gruevski nuk mund të formojë qeveri dhe se do të shkoj në opozitë. Zaev paralajmëroi takime të reja mes LSDM-së dhe BDI-së gjatë ditëve në vijim ku, sipas tij, do të bisedohet për formimin e qeverisë se re.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img