06,02,2026

Gripi i shpendëve, Koreja e Jugut asgjëson 33 milionë shpezë

Must Read

Ministria e Bujqësisë njoftoi të shtunën se numri i shpendëve të asgjësuara ka arritur në 33.12 milionë, dukshëm më shumë se 13.96 milionë shpezët e asgjësuara në vitin 2014.

Rasti më i përhapur në 340 fermat koreane është virusi patogjenik H5N6. Aktualisht nuk ka njerëz ë infektuar, por mbetet i lartë shqetësimi, sidomos nga fakti se të hënën e kaluar është përhapur një virus i ri në provincën Jeolla.

Agjencia e lajmeve Yonhap, shkruan se fermat pritet të kompensohen me 227.8 milionë dollarë, që është për 2.6 herë më shumë nga kompensimi i vitit 2014.

Koreja e Jugut po përballet edhe me sëmundjen e bagëtive, ku deri më tani janë vaksinuar 3 milionë lopë, ndërkohë që të dhënat e qeverisë nga e premtja flasin se janë asgjësuar 1.093 bagëti nga 14 ferma të ndryshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img