17,05,2024

Granata dore, mina e detonator – gjendet arsenal eksplozivësh në Kaçanik

Must Read

Një sasi shumë e madhe eksplozivësh është hasur dje në Kaçanik nga një person gjersa ishte duke punuar në pronën e tij.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje  lidhur me rastin teksa kanë bërë të ditur se ankuesi ka informuar se gjatë punimeve në pronën e tij kishte hasur në këto mjete, shkruan lajmi.net.

Njësia e për deminim e PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e njëzet e pesë (25) granata dore, njëmbëdhjetë (11) mina anti-këmbësorike, tre (3) detonator dhe një (1) ndezës hundor për mortajë të dorës.

Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuar eksploduese dhe kanë filluar gërmimin. 


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img