28,11,2024

Grainca kërkon hartimin e strategjisë së shpëtimit ekonomik nga ana e institucioneve vendore

Must Read

Situata ekonomike me shenja të qarta  recesioni, e cila po gjenerohet si  pasojë  e  pandemisë, kërkonë qasje serioze nga ana e institucioneve qendrore qeveritare.

Eshtë krejtë e pamjaftueshme qasja qeveritare në këtë situatë vetëm me masa emergjente ato nuk jan asesi në përputhje me kërkesën imediate të ndërmarrësisë sonë për shpëtim nga rënia ekonomike!

Organet qendrore qeveritare duhet urgjentisht të hartojnë strategjinë e shpëtimit të ekonomisë sonë, nëpërmjet përcaktimit të qartë të objektivave si dhe komponenteve të domosdoshme për të mbajtur në rezistencë ndërmarrësinë, karshi goditjes pandemike!

Kjo strategji e cila do te duhej patjetër të hartohej, duhet të përmbaj komponentën e cila ka të bëjë me akordimin e shpejtë të kredive për bizneset tona, nga bankat komerciale, me periodë pushime deri 1 vitë, ku shteti është garantues dhe subvencionues i normave te interesit duke mundësuar kështu  zvoglimin e riskun për bankat komerciale.

Pra  bazuar në të dhënat nga Banka Qendrore, kapitali  likujduese I bankave komerciale kalon vlerë miliardëshe, pra është kjo vlerë financiare në disponim e  cila do të mundë të futej shpejtë në qarkullim nëpërmjet marrëveshjes tre palëshe:  (Institucionet qendrore- Bankat komerciale dhe Ndërmarrësia).

Shembull!

Në këtë rast dua të theksoj se një projekt të tillë institucional e ka tashmë të buxhetuar Komuna e Ferizajt!

Besoj se Kryetari Aliu, në kuader të masave të cilat ka filluar të zbatoj në funksion të ndihmës për biznese, të rishikoj kategorinë i investimeve kapitale për të shtuar mjetet në projektin për ndihmë të drejtpëdrejtë me mjete monetare për biznese si dhe subvencionim të intereseve kreditore

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img