04,05,2024

Grafiti që uron vdekjen e presidentit shfaqet në Pejë

Must Read

Untitled design (5)

“Shpresoj që do të vdesësh, dhe vdekja do të të vijë shpejt…”, thuhet në një nga vargjet e këtij grafiti dedikuar presidentit Hashim Thaçi

Hashim Thaçi sigurisht ka qenë në gjumë pas një dite të gjatë  e të ngarkuar me ceremoninë e inguarimit të tij si president i Kosovës, por në një qytet tjetër jashtë kryeqytetit, grafisti i njohur me nofkën “Majko” nga Peja ka vendosur që të bëjë një grafit kushtuar pikërisht Thaçit.

Dhe urimi për të është i kobshëm.

Ka zgjedhur tekstin e këngës së njërit prej këngëtarëve më të njohur Bob Dylan të titulluar “Masters of War”e incizuar në dimrin e vitit 1963-63 si protestë ndaj pjesmarrësve të Luftës së Ftohtë, për ta shprehur qëndrimin e tij protestues ndaj Hashim Thaçit president.

“Majko” që njihet edhe për grafite të tjera kotnraverse në Pejë dhe Prishtinë, ka zgjedhur dy pjesët kryesore dhe më agresive të këngës në të cilën, Dylan fillimisht e pyet presidentin “nëse paratë janë aq të mira” saqë mund ta blejnë edhe faljen.

Insajderi ka siguruar fotografinë e parë të shkrepur të këtij graffiti në të cilën “urohet edhe vdekja e presidentit” e që në vend të nënshkrimit Bob Dylan është vendosur mbishkrimi “Majko” për të lënë të qartë mesazhin se grafiti i drejtohet presidentit të Kosovës.

grafiti1

“Shpresoj që do të vdesësh, dhe vdekja do të të vijë shpejt…”, thuhet në një nga vargjet e këtij grafiti.

Më pas teksti i grafitit që fillon me “Ode për zotëri Presidentin” vazhdon me tekstin që përfundon me fjalinë: “Do të qëndrojë pranë varrit tëndë, derisa të jem I sigurt se ke vdekur”.

Inajderi ka qenë aty kur ka ndodhur i gjithë procesi I realizimit të këtij grafiti por “Majko” nuk ka dashur të jap asnjë sqarim në lidhje me mesazhin që përçon grafiti.

“Do të flas nesër nëse është nevoja”, ka thënë ai shkurt.

Insajderi do të ju sjellë gjatë ditës intervistën me “Majkon” në lidhje me këtë grafit dhe se pse ai ia uron vdekjen presidentit Hashim Thaçi./Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img