27,07,2024

Grabovci fajëson Qeverinë për mos thirrjen e seancave (Video)

Must Read

adem-grabovci1

Legjislatura e V-të e Kuvendit të Kosovës, nga shumëkush po cilësohet si ndër legjislaturat më të dobëta të Kuvendit të Kosovës. Kjo për faktin se kjo legjislaturë ka zhvilluar vetëm shtatë seanca në 4 muajt e fundit. Madje, një nga këto seanca përfshihet edhe betimi i presidentit Thaçi. Kësisoj, organi më i lartë legjislativ ka mbajtur 14 seanca më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo përformacë e Kuvendit, nga organizata KDI, e cila e monitoron punën e institucionit më të lartë ligjvënës, po cilësohet si një përformancë jashtëzakonisht e dobët me një dinamikë të ulët në miratimin e ligjeve në Kuvend.

Për krejt këtë mospunë të Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ia ve fajin Qeverisë, e cila sipas tij, nuk po dërgon materiale në Kuvend për të shqyrtuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img