28,11,2025

Grabitje me armë në Shtime

Must Read

02.09.2019, Shtime

Sot rreh orës 08:15, në  rrugën ,,Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës  kanë hyrë katër persona të armatusur me armë të gjata  dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që ti dorëzoj paratë nga arka,shuma nuk dihet për momentin.

Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajr nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi dhe policia  gjatë ndjekjes të të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve në drejtim të automjetit të policisë,por nuk ka pasur të lënduar.

Janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshur dhe arrestimin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img