04,05,2024

Grabitja e bankës tek ‘21 Dhjetori’, ja pamjet e hajdutëve duke ikur me motor

Must Read

Nuk kanë qenë të shumta kamerat e zonës që kanë fiksuar lëvizjet e dy grabitësve dhe kjo dyshohet se ka qenë pjesë e planit të tyre. Grabitja u krye rreth orës 08.30 nga dy persona, të cilët kanë qenë të armatosur.

Njërit prej grabitësve, të cilët mbanin kapele në kokë për të shmangur kamerat e sigurisë, i ka rënë dhe arma tip pistoletë, gjatë kohës që po largoheshin nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për identifikimin e gjurmëve të mundshme të lëna mbi armën me të cilën u krye grabitja.

Gjithashtu, sipas të dhënave paraprake dyshohet se grabitësit kanë marrë një shumë prej rreth 5 milionë lekësh. Pas grabitjes së kryer brenda pak çasteve dy personat janë larguar me një motor. /ABCNews

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img