07,07,2025

Grabitet një kazino në kryeqytet, policia arreston autorin

Must Read

Ilir Leli ishte me pistoletë dhe kapuç kur realizoi grabitjen e parë mbrëmjen e së premtes te një kazino pranë “Zogut të Zi.

Pasi kërcënoi punonjësin me armë, ai mori xhiron ditore prej 80 mijë lekësh të reja. Ilir Leli u largua menjëherë me shumën e parave të grabitura, por u fiksua nga kamerat e sigurisë. Por rreth 200 metra më tutje, ai tentoi të bënte grabitjen e dytë, në një tjetër kazino, përballë Prokurorisë së Tiranës.

Por efektivët e policisë, të cilët i ishin vënë pas, arritën ta arrestonin në tentativë për të realizuar grabitjen  e dytë në pak minuta.

45-vjeçarit iu gjet dhe pistoleta me të cilën kreu grabitjen e parë. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri komentoi operacionin e policisë.

“Bravo Policisë së Tiranës për kapjen e grabitësit të armatosur. Në krye të detyrës në të gjithë vendin për festa”, thotë Tahiri.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img