18,11,2025

Goditet nga tensioni i lartë në vendin e punës

Must Read

Ferizaj.14.11.2017. Një punëtor në Llojza të Ferizajt është goditur nga tensioni i lartë i rrymës.

Policia me anë të raportit të saj ditor, ka njoftuar se një punëtor deri sa ishte duke drejtuar pompën e betonit që funksionon me rrymë, është goditur nga tensioni i lartë.

Tensioni i lartë i rrymës punëtorin e ka goditur në Fshatin Llojza të Ferizajt, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia rastin e ka regjistruar si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht edhe për lëndime dhe vdekje të tjera të punëtorëve në vendin e punës.

Një punëtor i Bechtel-Enkas, kompanive që po e ndërtojnë Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, vdiq më 28 tetor, pasi u shkel nga një kamion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img