12,10,2025

Gjysmë kilometri rrugë të reja të asfaltuara në pjesët urbane në Ferizaj

Must Read

Gjatë ditës së sotme në  janë asfaltuar rreth gjysmë kilometri asfalt në rrugët urbane të qytetit. Ky asfaltim u bë në rrugët “Fazli Obrazhda”  dhe rrugën “Nazmie Hoxha”.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në faqen e tij në facebook.

“Rruga që priti gjatë të drejtoj shtatin e saj, është edhe rruga “Fazli Obrazhda” në qytet. Eskavatorët që po bëjnë ndryshimin e infrastrukturës së munguar për dekada me radhë në Ferizaj, intervenuan në këtë rrugë, në rrugën “Nazmie Hoxha” si dhe rrugët përskaj saj që në përgjithësi kanë gjatësinë e gjysmë kilometri rrugë të re të asfaltuar në qytet. Çdo ditë një ndryshim i prekshëm për qytetarët e Ferizajt, çdo ditë një lagje apo fshat më i rregulluar – kjo është sigla e qeverisjes sonë.  Urime banorëve të kësaj rruge dhe rrugëve përreth!” ka shkruar Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img