19,05,2024

Dënohet me 250 euro gjobë i akuzuari për kanosje

Must Read

Ferizaj – Gjykata Themelore në Ferizaj, të hënën, e ka dënuar me 250 euro, të akuzuarin për kanosje, Nehat Uka.

Aktgjykimi ndaj Ukës, është shpallur nga gjykatësi i kësaj çështje Ilir Bytyqi.

Dënimi me gjobë do të ekzekutohet 30 ditë pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë. Ndërsa, kundër këtij aktgjykimi palët u njoftuan se kanë të drejtë ankese, dhe atë 15 ditë pas pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.Ndryshe, para shpalljes së aktgjykimit, palët kanë paraqitur fjalën e tyre përfundimtare, ku prokurori i cili përfaqësoi lëndën, Abdullah Abedini ka mbetur pranë aktit akuzues dhe a kërkuar nga gjykata që i akuzuari të shpallet fajtor për veprën penale që i ngarkohet.

Ndërkaq, i pandehuri Nehat Uka, në fjalën e tij përfundimtare, ka kërkuar nga gjykata që ta lirojë nga akuza që i rëndohet, mirëpo siç ka shtuar, në rast gjykata do ta gjej atë fajtor, ndaj tij të shqiptojë një sanksion penal sa më të butë. Uka, sikurse në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 31 korrik të këtij viti, edhe në këtë shqyrtim gjyqësor, gjatë paraqitjes së mbrojtjes së tij, në tërësi ka mohuar fajësinë për veprën penale që akuzohej. Në këtë seancë gjyqësore, në cilësi të dëshmitarit është dëgjuar edhe i dëmtuari në këtë rast, Skender Ismajli.

I njëjti, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Abedini, lidhur me rastin konkret, ka deklaruar se tani i akuzuari Uka e kishte kanosur atë me fjalët “të vrasë me krejt çka ki, edhe nuk ni për askënd”. Këto fjalë, ai tha se i ishin thënë pasi që fillimisht i akuzuari Uka, duke kaluar nga oborri i shtëpisë së tij, me traktor, i kishte këputur një kabllo të internetit e ku për këtë më pas i dëmtuari kishte shkuar të bisedonte me të akuzuarin.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Nehat Uka akuzohej se më 12 shtator të vitit 2016, rreth orës 15:00, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit e kishte kanosur të dëmtuarin Skender Ismajli me fjalët “liroma rrugën përndryshe do të vras me krejt çka ke”. Këto fjalë, sipas prokurorisë, tek i dëmtuari kishin shkaktuar shqetësim dhe frikë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img