12,03,2025

Gjykata Themelore në Ferizaj, tanimë e pajisur për seanca gjyqësore virtuale

Must Read

Në vazhdim të angazhimeve drejt një gjyqësori që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe rritje të efikasitetit, sot Gjykata Themelore Ferizaj, ka pranuar një donacion me pajisje teknike nga USAID Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë. Ky donacion vjen si mbështetje që mundëson realizimin e seancave online në shkallë të gjerë.

Pranimi i donacionit në fjalë është bërë  nga kryetari i kësaj Gjykata Bashkim Hyseni dhe administratori i gjykatës, të cilët me këtë rast falënderuan përfaqësuesit e USAID, për mbështetjen e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë, me qëllim të rritje së transparencës dhe llogaridhënies.

Kjo ndihmë konkrete u mundëson palëve të marrin pjesë në seancën e caktuar edhe kur pamundësohet prania fizike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img