27,02,2024

Gjuriq fjalë pak pas marrëveshjes për Drejtësinë, thotë se do të jetë mbrojtje për serbët

Must Read
Marko Gjuriq

Sipas tij, me këtë marrëveshje është siguruar mbrojtje adekuate ligjore si për persona fizik serb po ashtu edhe për ata juridik.

“Pas përpjekjeve diplomatike disamujore, delegacioni ynë me këtë marrëveshje ka arritur që të sigurojë njohje dhe gjykime të plotfuqishme dhe vendime të gjykatave të Republikës së Serbisë të nxjerra pas vitit 1999 në Kosovë, ku është siguruar mbrojtje ligjore adekuate për persona fizik dhe juridik në Kosovë”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Gjuriq ka thënë se marrëveshja e sotme është garantuar si nga institucionet e Prishtinës, ashtu edhe nga BE-ja.

“Marrëveshja është mënyrë e të funksionuarit dhe planifikimit të gjitha institucioneve të drejtësisë në mjediset me popullsi shumicë serbe. Palët janë pajtuar se si do të zgjidhet procesi i integrimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ, kurse di datë e integrimit është arritur marrëveshje që të jetë 10 janari i vitit të ardhshëm”, ka thënë Gjuriq.

Mirëpo, Gjuriq nuk e ka tha asnjë fjalë rreth faktit se gjyqtarët, prokurorët dhe të gjithë të punësuarit në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës do të funksionojnë në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës.

Sipas marrëveshjes për drejtësi do të vendoset një Gjykatë Themelore dhe një zyrë prokuroriale në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen shtatë komuna ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat e Republikës së Kosovës.

Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës /Nr. 03/L-199  neni 2.7, përcakton se Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë. Sipas këtij ligji në Kosovë ekzistojnë gjithsejtë shtatë gjykata themelore. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Bruksel: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për gjyqësorin

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sekuestrohen rreth 20 mijë euro mall i dyshuar si kontrabandë

Janë sekuestruar mallra me vlerë rreth 20 mijë euro brenda një automjeti, nga Njësia e TASK FORC-ës -Lindje, e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img