26,12,2024

Gjukanoviq: Mali i Zi, i gatshëm ta çojë demarkacionin në arbitrazh

Must Read

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se kundërshtimet për demarkacionin përbëjnë çështje të brendshme të Kosovës, të cilën Kosova duhet ta zgjedhë vet.

Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk e ka problem ta çojë këtë çështje në arbitrazh ndërkombëtar, ndonëse për të shkuar në arbitrazh duhet të definohet çështja kontestuese.

“Nuk do të ishte precedent, individuale, që nëse nuk ka marrëveshje, atëherë për këtë çështje të deklarohet ndonjë gjykatë arbitrazhi apo edhe gjykatë ndërkombëtare… Edhe kjo është një rrugë për zgjidhjen e çështjeve kontestuese”, ka thënë Gjukanoviq në emisionin “Jeta në Kosovë”.

“Ne kemi menduar që, në rastin e Malit të Zi dhe Kosovës, nuk ka këso çështjesh kontestuese, sepse përfundimisht nga Mali i Zi besojmë se kemi dëshmuar që nuk pretendojmë as edhe një metër të tokës së Kosovës, dhe besojmë që shteti i Kosovës dhe populli i Kosovës nuk dëshiron që për këso çështjesh t’i prishin raportet e mira që i kanë me Malin e Zi dhe me malazezët”, është shprehur Gjukanoviq.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img