04,07,2025

Gjobitet shoferi në Ferizaj, drejtonte automjetin edhe pse e kishte të ndaluar për tre muaj

Must Read

Policia e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet A.R (M/K) 27 vjeçar i cili po drejtonte automjetin e udhëtarëve nën masën mbrojtëse , ndalimi i drejtimit të automjetit ( heqja e patentë shoferit) për 3 muaj nga data: 23.11.2021-22.02.2022.

Në lidhje me këtë policia, shoferit i shqiptoi edhe një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor dhe ndaj tij i vazhdohet masa e ndalimit të patentë shoferit edhe për 3 muaj të tjerë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img