06,05,2024

Gjobiten 4 shofer për tejkalim në vijë të plotë në rajonin e Ferizajt

Must Read


Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt i kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe sot kanë ndaluar 4 shofer në lokacione të ndryshme të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë.
Në lidhje me këtë policia, ndaj këtyre shoferëve u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit.Ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, ngaqë veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në raportin e policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img