03,05,2024

Gjobiten 4 shofer në rajonin e Ferizajt, tejkaluan shpejtësinë e lejuar

Must Read


Kanë vazhduar aktivitetet e Policisë Rajonale të Komunakacionit Rrugor.Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe dje ka ndaluar 4 shofer në lokacione të ndryshme të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion.
Në lidhje me këtë,  policia ndaj 3 shoferëve që tejakaluan në vijë të plotë u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit,ndërsa ndaj një shoferi tjetër, policia inicioi fletëparaqitje për gjykatë dhe e përjashtoi nga komunikacioni ngaqë ai veç tejkalimit në vijë të plotë nuk e kishte të dhënë provimin për patent shofer !Ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, ngaqë veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img