13,05,2024

Gjobë dhe heqje e patentës ndaj shoferit në Ferizaj

Must Read

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj më 10.02.2022 rreth orës 17:15 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e  udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 94 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.M (M/K) i moshës 31 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).

Në njoftim thuhet se ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img