10,05,2024

Gjobë dhe heqje e patentës ndaj shoferit në Ferizaj

Must Read


Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje me datën 14.02.2022 rreth orës 06:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e  udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, “Tejkalim i shpejtësisë” në rrugën ‘’Rexhep Bislimi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 102 km/h.


Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet B.I (M/MV) i moshës 30 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një vit (1) masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).

Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thubet në komunikatën e Policisë Rajonale të Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img