22,12,2024

Gjoba mandatore për hedhje të pavend të mbeturinave

Must Read

Udhëheqës të kompanisë regjionale për mbeturina “Pastërtia” dhe inspektorët komunal, gjatë punës së sotme në terren regjistruan disa lokacione në të cilat nuk respektohet orari i hedhjes së mbeturinave. Me ç’rast inspektorët komunal shqiptuan edhe gjoba mandatore, përveç vërejtjeve ndaj disa qytetarëve.  

Kryeshefi ekzekutiv s’bashku me drejtorin e operativës dhe zyrtarë të tjerë, dolën sot në terren për të vëzhguar nga afër disa lokacione në qytetin e Ferizajt, ku përkundër angazhimit të KRM “Pastërtia”, po krijohen deponi të egra ilegale. Gjatë vëzhgimit, zyrtarët e kompanisë ishin të shoqëruar edhe nga inspektorët komunal, të cilën nuk kursyen edhe gjobat mandatore deri në 50 euro, për img_0061shimg_0009kelësit e ligjit.

Gjatë procesit të inçizimit të terrenit nga këta zyrtarë, u vërejt se pjesa dërmuese e kontejnerëve nëntokësorë ishin të zbrazur, derisa qytetarë të pandërgjegjshëm, mbeturina e tyre i kishin lënë anash dhe nuk i kanë hedhur në vendin e duhur. Veç kësaj, në terren u pa gjithashtu se, qytetarët nuk e respektonin orarin e grumbullimit të mbeturinave, edhe pse shumica e tyre pohonin se janë të njoftuar me kohën kur makineria e KRM “Pastërtia” kryen shërbimet.

img_0034Banorët e Ferizajt ankohen për shumë shkelës, por që ngurrojnë t’i paraqesin ata në organet kompetente, prandaj zyrtarët e kompanisë dhe inspektorët I inkurajuan sot ata, që të kryejnë obligimin qytetar, duke lajmëruar çdo dukuri negative, gjegjësisht për hedhjen e mbeturinave pa vend.

img_0077img_0081

Në fund të vëzhgimit të terrenit, zyrtarët e kompanisë dhe inspektorët komunal u dakorduan që të propozohet krijimi I një task-force, për ta luftuar këtë dukuri negative, që shpeshherë kompania regjionale për mbeturina “Pastërtia”, po fajësohet padrejtësisht.

img_0088img_0087Se kompania kryen detyrën e saj, u vërtetuan edhe inspektorët të cilët gjatë gjithë punës panë në terren punëtorët dhe makinerinë e kompanisë duke u shërbyer banorëve dhe qytetit të Ferizajt, madje edhe me kapacitete shtesë që ngritë koston e shpenzimeve për këtë ndërmarrje publike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img