01,05,2024

Gjithçka gati për shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë

Must Read

Komuna e Ferizajt, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin sa më dinjetozë të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Aktivitete për shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë do të mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Sipas drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabanit, këto përgatitje janë bërë në bashkëpunim me shoqata të ndryshme kulturore dhe artistike, por edhe me klubet sportive.

Ajo ka thënë se aktivitete për shënimin e Ditës së Pavarësisë, do të fillojnë nga data 16 shkurt ku do të mbahet një aktivitet rinore me teme “Rruga e Kosovës drejt pavarësisë në sytë e të rinjëve”, për të vazhduar tutje me një ekspozite të librave të poetëve dëshmorë si dhe do të shpallet lexuesi i vitit në bibliotekën e qytetit. 

“Poashtu do të mbahet edhe ekspozita kolektive në galerinë e arteve të organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”, ku  do të ndahet edhe çmimi Gursel Sylejmani. Ndërkaq në orën 19:00 do të shfaqet filmi “Zgjoi”, duke respektuar të gjitha masat e pandemisë”, ka thënë drejtorja Murati-Shabani.

Ndërsa me datën 17 shkurt, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do të ketë aktivitete të ndryshme duke filluar nga ecja në natyre e Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Luboteni” , ku destinacion do të kenë majën e Lubotenit.

“Në orën 10:00 do të bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të vazhduar tutje me disa aktivitete letrare të klubit letrar “De Rada”, me ç’rast do të mbahet oda e librit ku do të diskutohet për librin “Karabina e gjyshit”, do të ketë koncert për fëmijë si dhe në orët e mbrëmjes do të ketë koncert festiv nga kori i qytetit-Okteti si dhe grupi i mandolinistëve “Nostalgjikët”, ka përfunduar drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img