18,11,2024

Gjest solidariteti, Libraria “Rilindja” dhuroi 50 çanta shkollore me pajisje mësimore për nxënësit nevojtarë

Must Read

Këtë mesditë, dy vëllëzërit Kenan dhe Rinor Berisha kishin vendosur të ndihmojnë nxënësit nevojtarë tash kur edhe pak ditë, nis procesi mësimor. Është donacioni prej 50 çantave shkollore dhe pajisjeve mësimore që sot dhuroi libraria “Rilindja” në Ferizaj.

E pranimin e donacionit e bëri i pari i Arsimit në Ferizaj, drejtori Afrim Llabjani. Ai tha se ky kontigjent i materialeve mësimore dhe çantave shkollore do të shpërndahen tek nxënësit më nevojtarë në shkollat e Ferizajt. Ai tutje, në emër të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu shprehu falënderimin publik për drejtuesit e librarisë “Rilindja” për donacionin, duke thënë se gjeste të tilla mbi të gjitha flasin për solidaritetin dhe vullnetin për të ndihmuar më nevojtarët.

Në anën tjetër, Rinor Berisha nga libraria “Rilindja” tha se ky donacion nuk po realizohet për herë të parë, por ka disa vite që kompania e tyre ka shpërndarë materiale mësimore dhe çanta shkollore për nxënësit në nevojë në Ferizaj, porse këtë vit, për shkaqe të pandemisë dhe mos hapjes së shkollave deri në këtë fazë, kanë vendosur që këtë donacion ta sjellin tek Drejtoria e Arsimit në mënyrë që kjo e fundit ta shpërndajë tek nxënësit më në nevojë. Ai tutje shtoi se nisma të tilla nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen dhe se u shpreh i gatshëm të ofroj mbështetje me pajisje mësimore edhe për kategori të veçanta të shoqërisë.

Komuna e Ferizajt shpreh falënderimin publik për Librarinë “Rilindja” për donacionin, i cili do të shpërndahet këto ditë tek nxënësit më në nevojë në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img