28,04,2024

Gjeneralbrigade Irfete Spahiu , viziton Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj

Must Read

Drejtori i Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Basri Shabani, i shoqëruar nga
stafi i lartë i tij, sot ka pritur në takim zyrtar, gjeneralbrigaden e Forcës së Sigurisë së Kosovës Irfete Spahiu, po ashtu e shoqëruar nga stafi i sajë.


Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Rajonale të Policisë në Ferizaj , drejtori Rajonal, fillimisht e falënderoi gjeneralbrigaden Saphiu, për vizitën e sajë, dhe njëkohësisht e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur Drejtori Shabani , përmes një prezantimi gjithëpërfshirës të strukturës organizative dhe funksionimit policor, para të pranishmëve prezantoi vizionin, misionin, vlerat dhe objektivat strategjike të policisë rajonale, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në rajonin e Ferizajt.
U veçua se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bashkëpunim shumë të mirë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, bashkëpunim ky i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme, duke përfshirë mbështjetjen në dy projektet e fundit që i ka relaizuar policia rajonale e Ferizajt : ‘’Dita ndërkombëtare e femijëve 2021’’ që Forca
e Sigurisë prezantoi me një automjet dhe disa ushtarë të sajë dhe në minimiaratonën ‘’ Vrapojmë me policinë tonë 2021’’, ku në këtë vrapim morën pjesë 10 ushtarë.
Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve fushore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të të dy institucioneve, e që kanë synime të përbashkëta në sigurinë e vendit dhe qytetarëve.
Takimi zyrtar u përmbyll me një vizitë të realizuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë të kësaj drejtorie, e cila po kryente ushtrimet ditore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img