05,05,2024

Gjendje e rëndë në Ferizaj pas reshjeve të shiut dhe breshërit

Must Read

Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se pas reshjeve të dendura të shiut dhe breshërit, Kryetari i Komunës,Agim Aliu ka krijuar task-forcën për menaxhimin e kësaj situate të udhëhequr nga vet ai, të përbërë nga drejtues të shërbimeve publike, gjegjësisht emergjencave civile, drejtues të bujqësisë dhe pylltarisë, zjarrfikësit si dhe përfaqësues të tjerë të organeve shtetërore që kanë autorizimet për trajtimin e situatave në rastet e fatkeqësive natyrore.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë dal menjëherë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut dhe breshërit me ç’rast kanë vizituar Spitalin e Ferizajt, zona të përmbytura në disa nga rrugët e qytetit dhe fshatrave.

Kryetari Agim Aliu siguroi banorët e zonës se ekipet e autoriteteve komunale janë në veprim me kapacitet të plotë dhe se do t’i gjenden pranë për çdo kërkesë të banorëve në tejkalimin e kësaj fatkeqësie natyrore.

Sipas raportimeve nga zona të ndryshme në qytet dhe fshat konsiderojmë se kjo stuhi ka shkaktuar dëme të shumta në objekte të banimit privat, objekte dhe vepra publike, kultura bujqësore, objekte industriale, punishte si dhe infrastrukturën përcjellëse rrugore. Gjendja më e rëndë vlerësohet të jetë në zonën rurale përkatësisht në fshatin Tërrn dhe disa nga rrugët e qytetit.

Bazuar në raportimet mediale për aksidentimin e një minibusi me ç’rast mbi 30 udhëtarë nga Ferizaj janë lënduar në afërsi të Pejës, Kryetari i Komunës, Agim Aliu menjëherë ka vënë kontaktet me operatorin ekonomik dhe institucionet që po trajtojnë këtë rast ku mësohet se të gjithë udhëtarët janë jashtë rrezikut për jetën dhe se po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Territori i Ferizajt në shkallë të gjerë është vërshuar, ekipet e emergjencave civile dhe gjithë mekanizmi tjetër në këtë situatë është aktivizuar, autoritetet po vlerësojnë në kohë reale raportimet nga terreni si dhe po punohet me intensitet të shtuar në hapjen e kanaleve kulluese për tejkalimin e vërshimeve në zona të caktuara.

Edhe në orët në vijim parashihen të reshura shiu andaj lusim qytetarët që të shmangin daljen në këtë mot të lig.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img