07,02,2026

Gjendet pa shenja jete roja në një lokal në Ferizaj

Must Read

Një roje e një lokali në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj është gjetur pa shenja jete dje në lokalin ku punonte.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

Hajdini ka bëërë me dije se për rastin janë njoftuar nga pronari i lokalit.

“Rasti ka ndodhur dje. Ne jemi informuar se është gjetur pa shenja jete një roje që ka qenë duke e siguruar një objekt afarist në fund të rrugës “Vëllezërit Gërvalla. Pronari i lokalit ka njoftuar edhe ekipet mjekësore, të cilat e kanë konfirmuar rastin. Personi është i moshës 60-vjeçare. Vd ekja dyshohet se është natyrale, meqenëse dyshohet se ai ka pasur edhe më herët probleme shëndetësore. Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Hajdini.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img