30,01,2026

Gjendet pa shenja jete personi i zhdukur në Ferizaj

Must Read

Është gjetur pa shenja jete, në pasditen e kësaj të diele, Avdyl Kçiku, i shpallur i zhdukur që nga mbrëmja e së premtes në qytetin e Ferizajt.

Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar për klankosova.tv Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai ka thënë se vetura me viktimën është gjetur në dalje të Ferizajt, saktësisht rrugës për Nerodime, njofton Klan Kosova.

Përveç këtyre detajeve, Zëdhënësi Gashi ka bërë të ditur  se brenda veturës është gjetur një armë zjarri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img